“Copëtimi i territorit nuk zgjidh problemet”, Denaj: Nuk ndryshon numri i bashkive, rritet kosto

Deputetja e Partisë Socialiste Anila Denaj në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj folit rreth Reformës Territoriale.

Ashtu si edhe deputetët e tjerë socialist dhe Denaj shprehet kundër rritjes së numrit të bashkive, propozim që vjen nga opozita.

Kjo sipas Denajt rritja e numrit të bashkive do të sillte rritje të kostove.

Anila Denaj: Ne nuk mendojmë se zgjidhja është një copëtim i mëtejshëm i territorit për të zgjidhur problemet. Ndarja e territorit, inflacioni në numrin e bashkive është i dëmshëm dhe do të sjelli kosto. Në të gjitha analizat dhe në raportet ndërkombëtare tregohet se pjesa e të ardhurave ka rritje të qenësishme por bashkitë e vogla janë duke vuajtur rritjen e të ardhurave të veta.  Ne nuk mund ti kthehemi problematikave të parareformës. Rekomandimet ne do ti kalojmë në raportin tonë. Raporti që konsultuam së bashku me OSBE tregon që të ardhurat janë ngërçi kryesor. Rekomandimet tona do ti çojmë që këto problematika të ndodhin por jo ndarje territori. Nuk flsa vetëm për numër të reduktuar bashkish.

Everest Dedaj: Kush do të jetë raporti që ju do të paraqisni?

Anila Denaj: Raporti është një raport ku të gjitha problematikat që janë shqetësuese  në atë që i takon më shumë performancës sesa ligjit. Dhe ndryshime rregullatore për të monitoruar një performancë më të shtuar të pushtetit vendor.