"Protesta dhe zgjedhje", Meta prezanton drejtuesit e Partisë së Lirisë në 11 njësitë bashkiake të Tiranës
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, prezantoi sot emrat e delegatëve të partisë në 11 njësitë bashkiake në kryeqytet.
Gjatë një takimi me strukturat e PL në Tiranë, Meta tha se të deleguarit do të jenë përgjegjës për organizimin e partisë në të gjitha njësitë bashkiake si dhe për organizimin e protestave.
Meta: Është koha për veprim është koha për organizim, është koha për një betejë të vendosur, në çdo cep, në mënyrë që t’i japim fund një orë e më parë kësaj keqqeverisjeje të pashpirt. Në mënyrë që t’i bashkojmë të gjithë njerëzit e ndershëm që duan të jetojnë në mënyrë të barabartë para ligjit. PL do të shkëlqejë si partia e guzimit qytetar për triumfin e qytetarisë mbi tiraninë, mbi këtë sekt që nuk ka respekt për vlerat qytetare dhe njerëzore. Për këtë qëllim na duhet një organizim shumë më i mirë se sa derti tani dhe shumë më konkret se sa deri tani. Ndaj për të 11-ta njësitë pas konsultimeve dua tu komunikoj të deleguarit që do të nisin punën që nesër jo vetëm për organizimin e PL por edhe për aksionin opozitar.
Delegimet në njësitë e Tiranës
Njësia 1: Endrit Braimllari
Njësia 2: Erisa Xhixho
Njësia 3: Brisida Shehaj
Njësia 4: Elona Guri
Njësia 5: Ilir Meta
Njësia 6: Floida Kërpaçi
Njësia 7: Monika Kryemadhi
Njësia 8: Klevi Pojana
Njësia 9: Tedi Blushi
Njësia 10: Kejdi Mehmetaj
Njësia 11: Endrit Braimllari

