Aksident në Nartë/ Taksia del nga rruga dhe përplaset me shtyllën, 2 fëmijë mes 6 të plagosurve

Gjashtë persona, mes të cilëve dy fëmijë të mitur, mbetën të plagosur pasditen e sotme në një aksident rrugor në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:20, në rrugën e fshatit Nartë.

Shtetasi S. D., 54 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Benz" (taksi), dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët, shtetasit M. D., 45 vjeçe, L. P., 76 vjeç, E. P., 63 vjeçe dhe 2 fëmijë të moshave 7 dhe 15 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Aksident në Nartë/ Taksia del nga rruga dhe përplaset me

Aksident në Nartë/ Taksia del nga rruga dhe përplaset me

Aksident në Nartë/ Taksia del nga rruga dhe përplaset me