Ristani: Ka humbur besimi që Rama bën reforma për të mirën e qytetarëve
Arben Ristani thotë se tashmë ka humbur besimi që Rama është i aftë të bëjë reforma për të mirën publike.
Ish sekretar i Përgjithshëmi PD në një intervistë për RTV ORA me gazetaren Besmira Pelushaj u shpreh se dhe reforma territoriale tregoi që
Arben Ristani: Tashmë ka humbur besimi që Rama është i aftë të bëjë reforma për të mirën publike, ai zhvillon reforma vetëm në funksion të pushtetit dhe të vjedhjes. Reforma territoriale u shit sikur bëhej për të mirëmenaxhuar paratë e shtetit duke zvogëluar administratën dhe sot jo vetëm që administrata nuk u zvogëlua por u zmadhua. Sot është gjithnjë më e vështirë që qytetari të ketë nën kontroll pushtetin lokal. Reforma nuk u bë për atë që u reklamua. U bë për qëllime elektorale ti jepte avantazh maxhorancës në zgjedhje dhe të zbatonte politikat e tij të zhvatjes. Sot vullneti i PD është një propozim i fundit për një numër më të madh bashkish që do ti shërbej vajtjes së pushtetit sa më afër qytetarëve, nuk ka më shpresë së Rama do ta bëjë.