Maliq/ Furgoni me targa greke përplas makinën, plagosen nëna dhe dy djemtë
Nga Iris Rezhda Përditësimi i fundit 15 Shtator 2022, 14:15
Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, ku një furgon është përplasur me një makinë.
Për pasojë janë plagosur tre persona, nëna dhe 2 djemtë.
Mjeti tip furgon "Sprinter", me targa greke, me drejtues shtetasin B. H., është përplasur me mjetin tip "Volkswagen", me targa greke, me drejtues shtetasin A. M.
"Për pasojë janë dëmtuar 3 pasagjerët e mjetit tip "Volkswagen", shtetasit Gj. M., rreth 20 vjeç; A. M. rreth 14 vjeç dhe shtetasja M. M., rreth 48 vjeçe, të cilët u dërguan në Spitalin e Korçës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën," njofton policia.
Policia ka mbërritur në vendngjarje për hetimin e plotë të rrethanave të aksidentit.