Tiranë, 23-vjeçari plagoset me thikë pas konfliktit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shtator 2022, 16:43
Një i ri mbeti i plagosur me thikë në zonën e "Don Boskos" në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites së sotme.
"Më datë 15.09.2022, në orën 16:10, në rrugën "Kastriotët", gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi B. I., 30 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin G. F., 23 vjeç"njoftoi policia.
Si pasojë 23-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

