Zjarr në fshatin Dukat të Vlorës, forcat zjarrrfikëse dhe banorët në aksion për shuarjen e flakëve

Një zjarr me përmasa të madha është përhapur në zonën e fshatit Dukat.

Zjarri i ndihmuar dhe nga era vijon të djegë kryesisht  shkurre që ka mali i Dukatit.

Për shuarjen e flakëve kanë shkuar forcat e zjarrrfikseve por dhe banorë.

Ditën e sotme ka pasur disa vatra zjarri në rrethin e Vlorës.  Në Jonufër zjarrëfiksit ditën e sotme kanë shuar një vatër zjarri.

Sipas zjarrëfikseve kjo është dhe periudha ku barinjtë apo dhe personat që kërkojnë të mbijë bari i ri  i vendosin zjarrin , por pa menduar pasojat që ai mund të shkaktojë.