Frikë për kamatën e gjobave, sulmi kibernetik bllokoi sistemin e gjobave të Policisë Rrugore

Sistemi i gjobave në policinë e shtetit që prej të shtunës ka dalë jashtë funskionit të saj.Qytetarë të shumtë kanë shprehur shqetësim për pagesën e masave administrative pasi dhe rrezikun e kamatëvonesave. Burime për Ora News thanë se qytetarët do të paguajnë vetëm penalitetin e vendosur, ndërkohë që penalizimet për vonesat janë pezulluar deri në kthimin e sistemit në funksion të plotë.

Sulmi i javës së kaluar ndaj sistemeve të policisë së shtetit përfshirë edhe platformën TIMS, shkaktoi kolaps jo vetëm në pikat kufitare por edhe në Drejtoritë e qarqeve dhe në Komisariate duke nxjerrë jashtë funksionit edhe databazën e gjobave të Policisë Rrugore.

Pavarësisht së sistemi nuk punon që prej datës 10 shtator, Policia Rrugore ka vijuar me penalizimin e shkelësve të kodit rrugor, duke vendosur masa administrative.

Por nga ana tjetër qytetarët të cilët janë gjobitur nga efektivët e Rrugores gjatë kësaj kohe, kanë shprehur shqetësim për sa i përket rrezikut të kamatvonesave të masave administrative.

Burime të besueshme për Ora News thanë së Polica Rrugore nuk do të aplikojë kamatë mbi masat administrative derisa sistemi të kthehet në punë normalisht.

Edhe pse strukturat e policisë janë pa sistem pagesa do të kryhet në dorë sëbashku më fletën e gjobës.

Për zgjidhjen e situatës, Policia Rrugore i ka dërguar një letër Drejtorisë së Përgjithshme ku informon për situatën dhe kërkon mendim për mënyrën se si mund të veprojë.

Vështirësi tjetër për efektivët është edhe verfikimi online i makinave me targa të huaja që lëviznin në vendin tonë.

Sistemi i brendshëm i policisë po punon me problem që prej të premtes së kaluar.

Platforma TIMS vijon funksionimin në pikat kufitare por jo me shpejtësinë e plotë për shkak se ekspertët IT ende po punojnë për ngritjen dhe garantimin e sigurisë në platformë.