Berisha: Kullat në Tiranë janë mullarë gjigandë të drogës të Edi Ramës, të hetohen ndërkombëtarisht
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shtator 2022, 14:47
Nga foltorja e Kuvendit, kreu i PD-së, Sali Berisha, u shpreh se kullat në Tiranë janë gjigandë të drogës të Edi Ramës.
Ai theksoi se një hetim ndërkombëtar do të ishte një ndihmë e madhe për shqiptarët sepse po vidhen paratë e tyre nga një klikë.
Berisha: Çfarë janë kullat sot? Janë mullarë gjigandë të drogës të Edi Ramës. KiE të hetojë në të gjitha anët sepse Tirana gumëzhin se janë të Ramës. Siç thotë edhe populli ku ka zë nuk është pa gjë. Një hetim ndërkombëtar do të ishte një ndihmë e madhe për shqiptarët. Njerëzisht kërkoj të kushtëzohet çdo qindarkë për të mbrojtur taksapaguesit shqiptarë nga një klikë që po vjedh me çdo vendim.
