Akuzohet se vodhi në banesa, farmaci e këmbim valuator, vihet në pranga 35-vjeçari në Tiranë

Është vënë në prangat e policisë një 35-vjeçar i cili akuzohet për 4 vjedhjeve në banesa dhe biznese.

Arrestimi i 35-vjeçarit me inicialet J. T, banues në Tiranë u bë falë operacionit policor të koduar "The night".

“35-vjeçari akuzohet se më datë 07.06.2022, në rrugën "Panorama", ka vjedhur në banesën e shtetasit A. K.;  më datë 02.09.2022, në "Don Bosko", dyshohet se ka vjedhur në farmacinë e shtetases M. D.;  më datë 07.09.2022, në "Don Bosko", dyshohet se ka vjedhur në një subjekt për këmbim valutor, në administrim nga shtetasja D. G. ; më datë 12.09.2022, në rrugën "Dritan Hoxha", dyshohet se ka vjedhur telefonin e shtetases Xh. D. , njofton policia.

Vijon puna për dokumentimin e plotë me prova ligjore, të vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.