Berisha thirrja BE-së: Mos jepni fonde nëse nuk hetohen Rama, Agaçi, Veliaj dhe Ahmetaj për djegësat
Nga foltorja e Kuvendit, kreu i PD-së, Sali Berisha u shpreh se projektet publike në ndërtim të qeverisë janë 20 herë më të shtrenjta se standardi i BE-së.
Ai i bëri thirrje BE-së dhe KiE-së që të mos bëjnë më disbursimeve fondesh nëse nuk dalin para ligjit Rama, Agaçi, Veliaj dhe Ahmetaj për aferën e djegësave.
Berisha: Është e vërtetë se po jepni dhe po kontrolloni projektet tuaja, por me projektet e tjera, kjo qeveri po vjedh qytetarët shqiptarë, ndaj dhe të marrin fund tenderat sekretë. Impononi qeverisë shqiptare që të përdorë standardet evropiane të ndërtimit, sepse jemi vendi me kostot më të larta të ndërtimit në planet. Një shkollë sipas manualeve të BE-së, kushton 20 herë më lirë sesa shkollat që ndërton Edi Rama.
Mbikëqyrni paratë e taksapaguesve tuaj, por edhe ato të taksapaguesve shqiptarë. Është koha të ndalen. Një km rrugë e ndërtuara nga bankat e Evropës realizohet me 2-3 milionë euro, ndërsa qeveria i bën me 22 milionë euro. BE-së i bëj thirrje që të mos disbursojë asnjë qindarkë nëse nuk bëhet hetimi dhe vendosen para ligjit Rama, Agaçi, Veliaj dhe Ahmetaj për aferën e djegësave, që nuk ekzistojnë fare. KiE-ja të mbajë qëndrimin më të rreptë dhe të mos japë asnjë qindarkë pa hetuar aferën e Durrësit ku përfiton një person i afërm me Vuçiç.
