Tiranë, i gjenden 2 depozita me naftë të kontrabanduar, vihet në pranga 50-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shtator 2022, 15:25
Një 50 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi i është gjetur naftë e kontrabanduar.
“I arrestuari është 50 vjeçari me inicialet I. Sh., banues në rrugën "Kasem Shima", Tiranë”, njofton policia.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit I. Sh., janë konstatuar 2 depozita të vendosura nën tokë, të mbushura me naftë.
Mbi të rëndojnë veprat penale "Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë" dhe "Fshehja e të ardhurave".
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
