Këshilli i Mandateve mblidhet nesër për Olta Xhaçkën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shtator 2022, 12:25
Këshilli I Mandateve do të mblidhet nesër në orën 09:30 lidhur me mandatin e Olta Xhaçkës, raporton gazetarja e Ora News, Fjorela Beleshi.
PD kërkon heqjen e mandatit të deputetes socialiste me pretendimin se ka ndikuar me postin e saj në kabinetin qeveritar për t’i dhënë bashkëshortit shfrytëzimin e pronës publike në bregdetin e Himarës si dhe do të përfitojë nga paratë publike për të investuar 5.5 mln euro një hotel me 5 yje.
Në rast se PS nuk do ta lëshojë Ministren Xhaçka, atëherë PD me 28 firma ka edhe një mundësi për t’u drejtuar Kushtetueses.
