Siguria e ushqimeve për nxënësit në Lezhë, AKU nis kontrollet pranë shkollave

Me nisjen e vitit të ri Shkollor, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur kontrolle për cilësinë e produkteve që u shiten nxënësve pranë shkollave. Vëmendje e veçantë paralajmërohet se po i kushtohet kushteve në kopeshte e çerdhe.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur monitorimin e subjekteve tregtare pranë institucioneve arsimore, për sigurinë e produkteve që u ofrojnë nxënësve.

Në Lezhë, 18 biznese do të mbahen në monitorim pasi kanë patur mangësi dhe problematika të tilla që duhen rregulluar.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Masa në formë këshilluese për mungesë dokumentacioni, të sistemimit të materialeve ushqimore. Subjekteve që u jepet masa paralajmëruese kanë njëafat kohor për të dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm. Kjo nuk do të thotë që neve do të na bjeri vigjilenca," tha Besmir Frroku, drejtor i AKU, Lezhë.

Drejtori i AKU në Lezhë, Besmir Frroku, thotë se vemendje  evecantë  do tu kushtohet kushteve higjino sanitare në cerdhe e kopshte

"Në bazë të planit vjetor me bazë rriskun  ne kemi një vëmendje të shtuar në bazë të subjekteve që operojnë afër shkollave. Vëmendje të shtuar kemi dhe ndaj çerdheve dhe kopshteve, kuzhinave që kanë ato," tha ai.

Për çdo rast janë marrë mostrat e ushqimeve dhe janë derguar për analizim.

Në vazhdimësi ka pasur raste të helmimeve të fëmijëve për shkak të produkteve ushqimore që ata blejnë në subjekte pranë shkollave.