Kryemadhi: Kam 6 vite që flas për influencë ruse në Shqipëri, të zbardhen donatorët e partive

Në daljen pas takimet me ambasadoren Yuri Kim, deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadh i u shpreh se  ka ardhur koha dhe partitë e tjera që donatorët të jenë me emër e mbiemër.

Ajo tha se ka një proces që po hetohet jo vetëm në Shqipëri dhe nuk do të ngelë kush pa dalë, kush e ka gëlltitur çorbën e lugës të prishur ka për të vjellë gjithë jetën.

Kryemadhi: Mendoj se kjo është gjë është ajo që kemi ngritur me kohë. Kam më shumë se 6 vite që them për influencë ruse në Shqipëri në jetën ekonomike dhe sociale, apo qëndrime politike. Më mirë vonë se kurrë. Ka ardhur koha dhe partitë e tjera që donatorët t’i kemi me emër e mbiemër. Duhen parë se kush janë personat fizikë të partive të tjera që dhurojnë, por që nuk kanë identitet.

Ligji fizik ka nevojë për rishikim. Ne kemi pasur një bashkëpunim për sa i përket transparencës. Takimi nuk u përmend emra, ka një proces që do hetohet, nuk hetohet vetëm në Shqipëri. Asgjë nuk ngel pa dalë, kush e ka gëlltitur çorbën e lugës të prishur ka për të vjellë gjithë jetën.