Gjiknuri: Diskutuam me SHBA-të shqetësimet që kishin për financimet ruse ndaj partive shqiptare

Në daljen pas takimet me ambasadoren Yuri Kim, sekretari i përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri u shpreh se në takim u diskutua shqetësimi i SHBA-ve për financimet ruse kundrejt partive shqiptare.

Gjiknuri: U ngrit shqetësimi i SHBA për shqetësimin e financimeve të paligjshme dhe me rrezik për interesat kombëtare. Ka një kuadër ligjore Shqipëria dhe kanë kulturë partitë politike për financimet e panevojshme. Ne si PS kemi mekanizma tona, por shpresoj që edhe partitë të tjera të kenë mekanizma të tilla. Partitë politike shqiptare duhet ta marrin këtë shembull për financimet.

Fokusi i bisedës ishte shqetësimi i SHBA-ve për përfshirjen e influencave të huaja, kryesisht ruse për krijimin e një opinionit publik dhe dëmtimit të interesave kombëtare. Shqetësimi i diskutua edhe nga raporti i fundit për financimet e huaja.