Kërkoi dorëheqjen e gjyqtares pas miqësisë me kallësuesen e tij në SPAK, shtyhet seanca për Ardian Hajdarin

Para se të shqyrtohej dosja e prokurorisë, zyrtari i vettingut kërkoi largimin e gjyqtares Atalanta Zeqiraj, me argumentin se ajo ka njohje dhe miqësi me kallëzuesen Antoneta Sevdari.

Për të mbështetur qëndrimin e tij, Ardian Hajdari paraqiti në seancë edhe disa fotografi të gjyqtares Zeqiraj në shoqërinë e Antoneta Sevdarit, ish prokurores që e ka kallëzuar në SPAK anëtarin e KPA-së.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Pas kësaj kërkese, gjyqtarja e ndërpreu seancën duke i kërkuar Hajdarit të dorëzojë me shkrim kërkesën për përjashtim e cila do të shqyrtohet nga një gjyqtar tjetër.

Anëtari i KPA-së tha se fotot që paraqiti në gjykatë, i kishte gjetur në internet një ditë më parë dhe pasi ishte njohur me to, kishte pikëpyetje nëse gjyqi ndaj tij do të ishte i paanshëm.

"E nderuar zonja gjyqtare, pa dashur të paragjykoj funksionin tuaj dhe personin tuaj, mbrëmë duke naviguar në internet, mu shfaqen fotot tuaja me kallëzuesen time, Antoneta Sevdari, ku duken marrëdhëniet tuaj më shumë se njerëzore, një afeksion mes jush miqësor, që për mua përsëris,pa dashur të paragjykoj, ngjall frikë për procesin e padrejtë dhe në limitet e ligjshmërisë ndaj meje.

Nuk kisha kohë ta bëja me shkrim kërkesën, për përjashtimin tuaj, por dua që kjo seancë të ndërpritet," tha ai.

SPAK e akuzon anëtarin e KPA, për "fshehje të te ardhurave" dhe "deklarim te rremë të pasurisë".

Kërkoi dorëheqjen e gjyqtares pas miqësisë me

Fotot e paraqitura nga Hajdari

 Kërkoi dorëheqjen e gjyqtares pas miqësisë me