Te Medreseja/ Ndalohet furgoni me mallra kontrabandë, kapet shoferi dhe shitësja, pronari i dyqanit ikën

Policia ka ekzekutuar operacionin “Wares” duke goditur një rast të mallrave kontrabandë.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shoferit të furgonit që transportonte mallrat kontrabandë ndërsa është shpallur në kërkim pronari I dyqanit

“Në afërsi të hyrjes së tregut të Medresesë, kanë lokalizuar dhe ndaluar furgonin me drejtues shtetasin H. B., në të cilin, gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, mallra dhe veshje, të dyshuara të kontrabanduara”

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këto mallra do t’i merrte shtetasi F. Q., 52 vjeç, pronari i një dyqani, i cili u shpall në kërkim.  Në vijim të veprimeve u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasja A. Q., 44 vjeçe, shitëse në këtë dyqan.