"Na rrisni rrogat! Të paktën sa ato në Kosovë!" Pedagogët shqiptarë peticion Ramës
Pedagogët e universiteteve i kanë dërguar një peticion kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Arsimit ku kërkojnë rritje të pagave.
Peticioni është firmosur nga pedagogët e të gjithë universiteteve. Nëse nuk ndodh pedagogët paralajmërojnë dhe bojktot të vitit akademik i cili pritet të nisë në 17 tetor 2022.
Pedagogët propozojnë që të arrihet në nivelin e pagave të pedagogëve të universiteteve publike në Kosovë brenda 2 viteve.
Në peticionin e Sindikatës së Punonjesve të Universiteteve të Shqipërise (SPUSH) propozohet që rritja e pagës të jetë tani me 30% ne tetor 2022 dhe 20 % në tetor 2023.
Po kështu kërkohet rritja e financimit për kërkimin shkencor që te jete të paktën 0.3 % e GDP, më 2023 ndërkohë aktualisht në përqindjen e GDP-së është mbi 10 herë më i ulët se në disa vende të rajonit
Kërkohet rivendosja e shtesave mbi pagë, per "Dëmshmëri shëndeti në punë", për laborantët dhe stafin akademik që punojne në laboratore, ne kontakte me "substanca te rrezikshme dhe preparate të tjera”
Rritjen e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë, për personelin akademik të punësuar me kohë të plotë në IAL-tè publike, për çdo vit pune, nga masa 0.5% që është aktualisht, në masën 1% dhe nga 15 vjet që eshtē aktualisht ne 25 vjet.
Rritjen e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare për pedagogët e brendshëm (PAE) dhe pedagogët e jashtëm me kontratë (PAK), në menyrë që kjo t'i afrohet vlerës së pagesës në universitetet private.
Rivlerësimin e orës mësimore, pasi ka nje zbritje prej 50% tè pagesës së orës mësimore si rezultat i mosdiferencimit te orës mësimore të leksionit, e cila me parë kishte koeficentin 2 për leksionin ne master dhe 1.5 per atè nè bachelor, ndersa tani e ka koeficentin 1, duke u bërë njëlloj me oret e tjera në auditor (seminare, laboratore, praktika, etj.) Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare
Kërkojnë të rishikohet menyra e përllogaritjes se tatimit mbi këto të ardhura. Kërkojnë gjithashtu pezullimin e titullit akademik “Profesor” deri në 2026 meqë doktoraturat e reja u rihapën më 2022, ndërsa për periudhen 2013 -2022 kanë qenë të mbyllura, duke e bēre tëpamundur realizimin e kētij kushti.
