Murrizi: Kraja të mos belbëzojë kur flet Rama e Balla, nëse ka frikë të qërohet, merr 8000 euro/muaj

Në “Ora e Betit” në RTV Ora, ish-deputeti Myslim Murrizi shpreh se edhe politikanët e rinj që u lëpihen ambasadorëve kanë dështuar në vendin tonë.

Ai tha se kreu i SPAK nuk ka pse vepron kur flet Rama dhe Balla, se janë paguar qindra miliona euro dhe nëse ka frikë, atëherë të largohet nga posti.

Murrizi: Këta janë kokrra hajdutësh edhe pse lyejnë kokën me bojë. Se shoh që një pjesë thonë pse nuk vijnë të rinjtë. Të rinjtë që lyhen me bojë dhe lëpihen me ambasadorë nuk bëhen. Kanë dështuar plot 32 vite në vendin tonë.

Në politikë ka hajdutë dhe nëse këtu funksionin drejtësia pa urdhrin e Ramës dhe Ballës, mos belbëzojë Kraja ku i flasin këta, se kanë harxhuar qindra miliona ndërkombëtarët dhe shqiptarët sepse merr 8 mijë euro në muaj Arben Kraja dhe ka roje e makina. Nëse ka frikë të qërohet nga aty.