Baçi: Alibeaj ka vetëm 2-3 deputetë pas tij dhe nuk ka grup parlamentar, në shërbim të Ramës

Në “Ora e Betit” në RTV Ora, deputeti demokrat Luan Baçi u shpreh se Alibeaj ka vetëm 2-3 deputetë pas tij dhe nuk ka grup parlamentar.

Ndërkohë që ish-deputeti Myslim Murrizi tha se Basha me Alibeajn nuk kanë pse të fshihen pas gishtit por të dalin të provojnë veten.

Baçi: Alibeaj është me 2-3 deputetë. Nuk ka grup. E dëmtoi PD dhe opozitën. Numri i deputetëve nuk përcakton numrin e elektoratit. Pse nuk del Alibeaj në një aktivitet për të parë mbështetjen që ka? Ai bën lojën e Ballës dhe Ramës. Janë në shërbim të Ramës për ta mbajtur opozitën false.

Murrizi: Basha me Alibeajn nuk kanë pse të fshihen pas gishtit por të dalin të provojnë veten.