Sulm kibernetik në Kosovë, ndërpriten të gjitha shërbimet e internetit

Telekomi i Kosovës ditën e sotme e martë (13 shtator 2022) , ka rënë pre e sulmeve kibernetike.

Për shkak të këtij sulmi kanë rënë shërbimet e internetit, nga ora 8 e mëngjesit.

Telekom e ka pasur të pamundur ndaljen e sulmit kibernetik gjë që i ka detyruar dhe të ndërpresin shërbimet.

Ashtu si Kosova dhe vendet e rajonit kohët e fundit janë përballur me sulme kibernetike.

Më datë 15 korrik dhe me datë 9 gusht Shqipëria ishte pre e sulmit kibernetik.

Shqipëria ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, për të dilin kryeministri Rama deklaroi se është përgjegjës për sulmet e ndodhura.

Sakaq përmes një postimi në rrjetin e tij social Twitter kryeministri Rama të dielën tha se agresori nuk ia ka arritur qëllimit.

Platforma e-Kosova, faqja e Kryeministrisë, disa ministrive, e Policisë së Kosovës dhe shumë media, kanë qenë shenjestër e sulmeve kibernetike gjatë javës që lamë pas.