“Opeli” përplas dy makina të ambasadës bullgare dhe arratiset

Policia ka bërë të ditur se mbrëmë pas mesnate një veturë ka goditur një shtyllë ndriçimi para Ambasadës së Bullgarisë në Shkup, më pas ka goditur dy vetura në pronësi të Ambasadës dhe është larguar nga vendi. 

"Në orën 03:20 është raportuar se në Shkup, përballë ambasadës së Republikës së Bullgarisë, automjeti i pasagjerëve “Opel Zafira” me targa të Shkupit, i drejtuar nga një person, ka goditur një shandan ndriçimi rrugor dhe më pas në dy automjete të parkuara pasagjerësh “Mercedes” dhe “BMW”, në pronësi të Ambasadës dhe është larguar nga vendi i aksidentit" njoftoi policia.

Inspektim është kryer nga një ekip inspektues nga SVR Shkup dhe po punohet për zbardhjen e rastit, thuhet në njoftimin e shkurtër, ku nuk specifikohen detaje tjera të mundshme.