Vuçiç pro dialogut, por pa njohje: Marrëveshje aq sa na lejon Kushtetua

Serbia ka dhënë një jo të prerë për njohjen e Kosovës edhe pse thotë se do të mbetet e përkushtuar në dialog, megjithëse për Prishtinën procesi duhet të përmbyllet me se s’bën me njohje reciproke, ide të cilën e kanë mbështetur edhe vende të tjera perëndimore.

Serbia e ka prerë vrullin e diplomatëve evropianë të cilët janë angazhuar për ta bërë dialogun me Kosovën më dinamik, ndërsa në proces janë angazhuar Franca dhe Gjermania.

Të premten, presidenti serb Aleksandar Vuçiç pas takimit me të dërguarin e posaçëm të Brukselit për dialogun Miroslav Lajçak, kreu i shtetit u shpreh se Beogradi nuk do ta njohë kurrë Kosovën si shtet.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Në takim morën pjesë edhe dy këshilltarët e presidentit francez dhe kancelarit gjerman për politikë të jashtëm dhe siguri, Jens Plotner dhe Emmanuel Beaune.

Megjithatë lideri serb, tha se shteti i tij ishte i gatshëm për një zgjidhje kompromisi me Prishtinën në përputhje me Kushtetutën e vendit.

Në preambulën e saj, Kosova përkufizohet si pjesë e Serbisë.

Diplomatët evropianë qëndruan të premten edhe në Kosovë, ku takuan kryeministrin Albin Kurti.

Nga Prishtina ata bënë thirrje për më shumë dinamikë në procesin e dialogut.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka konfirmuar më herët për se qëllimi i këtyre vizitave është shqyrtimi i opsioneve për përparim në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Më 4 shtator, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, emëruan këshilltarët e tyre për të ndihmuar këtë dialog.

Ata, po ashtu, u bënë thirrje liderëve të Kosovës dhe Serbisë që të tregojnë vendosmëri dhe gatishmëri maksimale për të ndërmarrë vendime të vështira, të cilat, sipas tyre, do të çonin drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Kosova thotë se dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke, Serbia kundërshton.