Zyrtare/ Joshua kundër Fury në datën 3 dhjetor në stadiumin e Cardiff
Është zyrtare, Anthony Joshua do të sfidojë Tyson Fury për gjerdanin WBC të peshave super të rënda edhe pse pak ditë më parë u mposht edhe në ndeshjen e dytë kundër kampionit ukrainas, Oalexander Usyk.
Stafi i boksierit me ngjyrë konfirmon se është arritur marrëveshja që ndeshja të zhvillohet në datën 3 dhjetor në “Cardiff Principality Stadium”. Alternativë ishte edhe data 26 nëntor në “Wembley” por palët ranë dakort për muajin e fundit të vitit.
Joshua dhe Fury kanë qenë në bisedime për një duel edhe gjatë vitit të kaluar por një panel gjyqtarësh vendosi që “Gipsy King” të përballej me Deontay Wilder për herë të tretë. Kjo do të jetë përballja e rekordit të arkëtimeve në Britaninë e Madhe ku 60 % do të shkojnë në xhepat e Fury dhe 40 % në llogarinë e Joshua.
