Italia eleminon Serbinë. Shikoni se si e përqafon yllin grek trajneri i kaltër (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shtator 2022, 22:12
Italia bëri mrekullinë në Europianin e Basketbollit duke mundur në mënyrë surprizë Serbinë e Nikola Jokic. Djemtë e trajnerit Pozzecco me mbështetjen e publikut të Milanos, nxorrën jashtë loje ballkanasit që ishin një nga skuadrat favorite për të triumfuar në këtë edicion.
94-86 e mbyllën sfidën të kaltërit që tashmë do të sfidojnë Francën në çerekfinale. Në tunelet e pallatit të sportit të Milanos, teksa Greqia po përgatitej për ndeshjen e radhës, tekniku italian u përball me yllin grejk të NBA, Giannis Antentokoumpo, të cilin në mënrë instiktive e përshëndeti në këtë mënyrë, shikojeni;
