Ekuadori rrezikon Botërorin, ltalia rikthehet të shpresojë bashkë me Kilin

Italia dhe Kili vazhdojnë të shpresojnë edhe pse FIFA ka lënë të kuptohet që shanset që këto dy skuadra të ripeshkohen për në Kupën e Botës 2022 janë të vogla.

Ekuadori mban në lojë ende dy skuadrat që nuk e fituan të drejtën në eleminatore, duke rikthyer në vëmendje çështjen Byron Castillo”, lojtari që u aktivizua në 8 ndeshje eleminatore por mendohet se është me origjinë kolumbiane.

“Daily Mail” publikon një regjistrim të lojtarit 4 vite më parë ku u pohon hetuesve se ka lindur në Kolumbi në vitin 1995 dhe jo në 1998 siç shkruhet në certifikatën ekuadoriane.

Publikimi vjen vetëm dy ditë përpara vendimit që do të marrë Komisioni i Apelit të FIFA-s do të vendosë të enjten dhe sipas të gjitha gjasave do të marrë parasysh edhe regjistrimin në fjalë që mund të kompromentojë pozitat e Ekuadorit edhe pse FIFA vendoset në pozitë të vështirë.

Nuk ka rregullore të qartë për ekipin që mund të bëhet pjesë e Kupës së Botës nëse përjashtohet Ekuadori pasi kjo është një situatë e paprecedentë.