Erzeni mposhti Partizanin, festë në Shijak, mbrojtësi Gëzim Krasniqi: Kisha besim se sot do fitonim

Mbrojtësi Gëzim Krasniqi ka bërë një lidhje direkte me emisionin Ora Sport në RTV Ora, nën moderimin e Altin Sulçes dhe Dorisa Keçani.

Klubi i Erzenit është pritur me festë në Shijak pasi kanë mposhtur Partizanin, ndërsa mbrojtësi Gëzim Krasniqi solli atmosferën nga Shijaku.

Krasniqi: Na kanë pritur me festë, nuk po na lënë që të shkojmë në shtëpi të hamë darkë. Ishte një fitore që nuk pritej ndaj partizanit si një ekip me histori. Jemi përgatitur shumë mirë dhe kisha besim që do të fitonim. Ne jemi në qendër të Shijakut dhe na pritën me fishekzjarre.