Kukësi-Partizani shtyhet me 24 orë për shkak të një…dasme

Shtyhet me 24 orë ndeshja e Kategorisë Superiore, Kukësi–Partizani për një arsye deri diku të pazakontë. Kapiteni Gjelbrim Taipi do të vendosë kurorë me bashkëshorten e tij dhe dasma ishte planifikuar të dielën, pikërisht në ditën kur skuadra e trajnerit Enkeleid Dobi do të zbriste në fushë për të sfiduar kryesuesit e kampionatit.

Për të mos humbur shërbimet e tij dhe të vëllait, Shqiprimit që gjithashtu do të jetë i angazhuar me ditën më të rëndësishme të vëllait, Kukësi kërkoi shtyrjen e ndeshjes me një ditë dhe FSHF bashkë me klubin e kuq pranuan.

Në këtë mënyrë, Gjerbrimi mund të shkojë i qetë drejt altarit ndërsa Kukësi nuk do të heqë dorë nga kapiteni ndërsa Partizani ndoshta shpreson që dy lojtarët e verilindorëve ta teprojnë me festimet.