Trajner i panjohur për Kukësin, pas Gegës nis era "Dobi"

Nuk vonon më shumë se 24 orë Kukësi për të gjetur trajnerin e ri pas largimit të panegociueshëm të Skënder Gegës.

Enkeleid Dobi merr drejtimin e verilindorëve duke habitur jo pak opinionin. Zgjedhje tërësisht e papritur në kampin kuksian që kanë vendosur "bast" mbi një trajner që ka punuar kryesisht jashtë kufijve shqiptarë. 

Gornik Polkowice dhe Widzew Lodz janë dy skuadrat që ka drejtuar Dobi në karrierën e tij të shkurtër në stol, ndërsa në Shqipëri është aktivizuar te skuadra e Teutës në vitin 1997 dhe më pas deri në 2013 luajti në disa skuadra të huaja që nga Kroacia deri në Poloni.

Ai ka detyrën e vështirë për të ndërtuar një skuadër të re dhe me shumë afrime gjatë merkatos së verës që momentalisht mban vendin e fundit me 2 pikë.