Elisabetta II tifoze e West Ham, djali dhe nipi mbështesin skuadra modeste ndërsa Kate Middleton…

Edhe pse ligjërisht familja mbretërore dhe anëtarët e saj duhet të jenë apolitikë, nuk ka asnjë dekret që ata t’i ndalojë të bëjnë tifo apo të mbështesin skuadrat e tyre të preferuara. Kështu, princi William që është njeriu i cili do të ulet në fronin mbretëror pas epokës Cherles III, njihet si një tifoz i deklaruar i Aston Villas. Ndërkohë, bashkëshortja e tij, Kate Middleton mbështet skuadrën e Chelseat.

Elisabetta II tifoze e West Ham, djali dhe nipi mbështesin skuadra modeste

Mbreti aktual, Charles III që mori detyrat me të larta drejtuese pas vdekjes së Elisabetës II, mbështet skuadrën modeste të Burnley.

Elisabetta II tifoze e West Ham, djali dhe nipi mbështesin skuadra modeste

Elisabetta II tifoze e West Ham, djali dhe nipi mbështesin skuadra modeste

Ka pasur shumë mister rreth pasionit të ish-mbretëreshës Elisabetta II por tabloidet britanike edhe pse nën zë, nënvizojnë rëndësinë që ka pasur emri i West Ham në jetën e saj.

Një tjetër klub që ka pasur një vend të veçantë në zemrën e mbretëreshës ka qenë edhe Arsenali, skuadra e vetme që është pritur në Buckingham Palace.

Elisabetta II tifoze e West Ham, djali dhe nipi mbështesin skuadra modeste

“The Mirror” shkruan se mbretëresha nuk ka dashur asnjëherë që njerëzit të njohin pasionin e saj për një skuadër të veçantë pasi detyra e impononte që të ishte neutrale edhe pse stafit të brendshëm të Buckingham Palace në më shumë se një rast u ka lënë të kuptohet se West Ham mbetej skuadra më e dashur për të.

Edhe Princi Harry është një fans i Arsenalit por që prej humbjes 5-1 në sfidën me Bayern Munchen në vitin 2017 ai ka hequr dorë nga pasioni për futbollin.

Elisabetta II tifoze e West Ham, djali dhe nipi mbështesin skuadra modeste