Kina mbledh aleatët, Xi do të takohet me Putinin në udhëtimin e parë jashtë Kinës që nga fillimi i COVID
Në ditët në vijim, lideri kinez pritet të zhvillojë takimet e tij të para jashtë vendit. Nisma e Shangait do të bëjë bashkë vendet më të fuqishme aziatike, ku, ndër të tjera, pritet të takohen liderat kinez, rusë, indianë dhe pakistanezë.
Lideri kinez Shi Xhinping do të zhvillojë takimin e tij të parë jashtë vendit pas më shumë se dy vjetësh.
Ai do të mbërrijë në Uzbekistan dhe Kazakistan në ditët në vijim në kuadër të takimeve të nismës së Shangait.
Në kuadër të samitit të bashkëpunimit të Shangait, pritet të takohen në ditët në vijim edhe lideri rus Putin me liderin indian Narenda Modi.
Takimi pritet të ketë rëndësi të veçantë nëse do të takohen lideri kinez me atë indian. Së fundmi ka pasur tensione në kufi mes dy gjigantëve botëror që ka sjellë frikë të madhe për përshkallëzim.
Organizata e Bashkëpunimit të Shangait, me seli në Pekin, është një bllok ekonomik dhe për çështje të sigurisë. Blloku përbëhet nga tetë anëtarë - Kina, Rusia, Kazakistani, Kirgistani, Taxhikistani, Uzbekistani, India dhe Pakistani. Pritet që të bashkohet edhe Irani në këtë bllok të rëndësishëm të Azisë.
