Gjashtë momente heshtjeje për të përkujtuar sulmin e 11 shtatorit 2001 mbi Amerikën
Gjashtë momente heshtjeje në përkujtim të 3000 viktimave të 11 shtatorit 2001 mbahen këtë të dielë nga populli amerikan. Zyrtarët më të lartë janë shpërndarë për të qenë kudo prezent në përkujtim të atyre ngjarjeve tragjike që kulmuan me sulmin mbi kullat binjake.
Këtë të dielë amerikanët përkujtojnë 21 vjetorin e sulmeve terroriste mbi kullat binjake që sollën mijëra jetë të humbura.
Ceremonia e përkujtimit të 21-vjetorit fillon në orën 8:30 të së dielës në sheshin përkujtimor dhe i pari nga gjashtë momentet e heshtjes mbahet në orën 8:46 minuta.
Çdo moment heshtjeje është në përkujtim të çasteve kur secila prej Qendrave Botërore të Tregtisë u godit nga aeroplanët, si dhe përkujtimi i sulmit në Pentagon dhe kur Fluturimi 93 u rrëzua në Somerset County, Pennsylvania.
Siç edhe është traditë, Presidenti mban një fjalim në orën 9 të mëngjesit në Pentagon dhe do të vendosë një kurorë lulesh. Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin dhe Shefi i Shtabit të Ushtrisë, Gjenerali Mark Milley do të jenë pjesëmarrës. Ceremonia e Pentagonit është e mbyllur për publikun.
Në New York ka edhe një muze përkujtimor për viktimat që humbën jetën në atë atentat terrorist që vizitohet përvit nga miliona turistë. Të dielën muzeu është i hapur vetëm për familjarët e viktimave dhe punonjësit e shpëtimit dhe të ndihmës që ishin ata që mbërritën në momentet e para në ditën tragjike.
E gjithë pasuria e Mbretëreshës Elizabeth iu la trashëgim Charles
11 Shtator, 07:13
Përpara ditës së përvjetorit, Biden nënshkroi një proklamatë duke e shpallur të dielën një ditë përkujtimi. “E vërteta e madhe dhe përcaktuese për Amerikën është kjo: ne nuk thyhemi. Ne kurrë nuk dorëzohemi. Ne kurrë nuk tërhiqemi.', ishte mesazhi i presidentit.
Zonja e Parë Jill Biden do të jetë në Shanksville, ndërsa zëvendëspresidentja Kamala Harris në ceremoninë përkujtimore në Memorialin dhe Muzeun Kombëtar të 11 Shtatorit.

