Zelensky: "Ushtria ruse bëri zgjedhjen e duhur dhe iku"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shtator 2022, 22:57
Ushtria ukrainase ka rimarrë "2000 kilometra territor" gjatë shtatorit, njoftoi të shtunën presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Ai theksoi se ushtria ruse "bëri zgjedhjen e duhur" për t'u larguar nga kundërofensiva e Ukrainës në verilindje dhe në pjesën jugore të vendit.
“Për momentin, që nga fillimi i shtatorit, rreth 2000 kilometra tokë janë çliruar”, tha Volodymyr Zelensky.
“Ditët e fundit, ushtria ruse na ka treguar gjënë më të mirë që ka: shpinën e saj. Në fund të fundit, zgjedhja e duhur për ta është ikja”.
