Nis heshtja e sondazheve!
Mungojnë vetëm dy javë nga vota e italianëve e 25 shtatorit e gjatë këtyre 15 ditëve të fundit para zgjedhjeve të parakohshme, në Itali është e ndaluar me ligj të publikohen sondazhe mbi partitë politike.
Prej sot hyn në fuqi heshtja elektorale e sondazheve, e ato të fundit publikuar deri në orën 24.00 të datës 9 shtator, parashikojnë Italinë pas 25 shtatorit, nën drejtimin e një qeverie të djathtë.
Një nga institutet më të njohura të analizave e studimeve politike, Demopolis ka publikuar sondazhin e tij të fundit sipas të cilit Qëndra e djtahtë Italiane drejtuar nga Giorgia Meloni e Fratelli d'Italia mund të marri 46.5% të preferencës së votës së italianëve.
Qëndra e majtë e drejtuar nga Partia Demokratike me 29% të votës, Lëvizja 5 Yje 12.8% e poli i tretë i përbërë nga Partia Italia Viva e Matteo Renzit e Azione e Carlo Calenda me 7% të votës.
Duke analizuar të dhënat e sondazhit Demopolis për çdo parti, Fratelli d'Italia do të jetë forca e parë politike në vend me rreth 25% të preferencës së italianëve e me një diferencë ndryshimi të parashikueshë mes 22%-28%.
Forca e dytë politike me shumë gjasa do të konfirmohet Partia Demokratike me 22.4% e më pas Partia Lidhja e Matteo Salvinit me 13.5% e Lëvizja 5 Yje e Giuseppe Conte me 12.8%.
Ajo që preokupon Italinë në këtë prag vote është pjesëmarrja e ulët në votime.
Sipas Demopolis 21 % e italianëve nuk dinë ende për kë mund të votojnë, e pjesëmarrja në votime do të regjistroj një ulje me 5 pikë në krahasim me zgjedhjet politike të 2018. Parashikohet se do të jenë rreth 68% e italianëve që do të shkojnë në votime e rreth 2 milionë e gjysëm italianë më pak se në zgjedhjet e fundit.
Ndër të intervistuarit janë rreth 12% që shprehen se mund të ndryshojnë idetë e tyre gjatë këtyre 15 ditëve të fundit të black outit të sondazheve.
Fotografia që të gjitha sondazhet politike japin për Italinë, pas 25 shtatorit shprehin bindjen për një qeveri të djathtë në drejtim të vendit e nëse kjo do të vërtetohet Giorgia Meloni sipas paktit të brendshëm në qëndrën e djathtë do të jetë Kryeministrja e ardhshme si liderja e forcës politike më të votuar nga italianët.
Kuptohet ky parashikim mund të jetë objekt i ndryshimeve që mund të ndodhin gjatë këtyre dy javëve të fundit deri në takimin e votës politike të 25 shtatorit.

