Suedezët drejt kutive të votimit. Garë e fortë, e djathta ekstreme apo socialdemokratët përsëri?

Suedezët votojnë këtë të diel për të zgjedhur një qeveri të djathtë apo për të mbajtur në pushtet socialdemokratët. Gara është e ngushtë pasi edhe temat janë të nxehta: lufta në Ukrainë, kriza energjitike dhe emigracioni në vendin nordik.

Suedezët i janë drejtuar kutive të votimit këtë të diel për të zgjedhur qeverinë e tyre të re.

Gara është e fortë dhe e ngushtë mes të djathtëve, që mund të marrin në qeveri edhe të djathtën ekstreme, ose do të fitojnë për herë të tretë socialdemokratët.

Kriminaliteti dhe argumentet për luftën në Ukrainë ngjajnë se favorizojnë më shumë të djathtën në Suedi. Ndërkohë, argumentet që përdor e majta janë sa i përket përballimit të pasojave të krizës energjetike dhe ekonomike për shkak të luftës.

E djathta e ashtuquajtur ekstreme në Suedi është kundër emigracionit, ndërsa ka pasur rritje në pëlqyeshmëri kohët e fundit.

Sipas shumë analistëve, imazhi i kryeministres aktuale vijon të mbetet i fortë, çka I jep shans për një mandat tjetër, sepse ajo ka përballuar me sukses pandeminë dhe qeverisja e saj bëri pjesë të NATO-s Suedinë.