Trupat ruse tërhiqen, vijojnë përpjekjet për Donetskun
Në më pak se 24 orë, forcat ukrainase kanë rimarrë mbi 2 mijë km katrorë. Ishte presidenti Zelensky ai që bëri me dije kundërofensinëven e shpejtë në Ukrainën lindore.
Presidenti Volodymyr Zelensky ka bërë me dije se forcat e tij kanë rimarrë mbi 2,000 km katrorë (772 milje katrore) në një kundërofensivë të shpejtë në Ukrainën lindore.
Mësohet se forcat e Kievit kanë dyfishuar rimarrjen e tyre në pak se 24 orë teksa trupat hynw në qytetet kryesore të Izyum dhe Kupiansk. Por nga ana tjetër zyrtarët e mbrojtes në Mbretërinë e Bashkuar kanë paralajmëruar se luftimet kanë vazhduar jashtë këtyre qyteteve.
Ministria ruse e mbrojtjes konfirmoi tërheqjen e forcave, e cila tha se do t'i lejonte forcat e saj "të rigrupohen" në territorin e mbajtur nga separatistët e mbështetur nga Moska.
Ministria ruse konfirmoi gjithashtu tërheqjen e trupave nga një qytet i tretë kyç, Balaklya, në mënyrë që të "forcojë përpjekjet" në frontin e Donetsk.
Ndërkohë, kreu i administratës së instaluar nga Rusia në rajonin e Kharkiv rekomandoi që njerëzit e saj të evakuoheshin në Rusi "për të shpëtuar jetë".
Pamjet e paverifikuara në mediat sociale duket se tregojnë radhë të gjata trafiku të krijuar në pikat kufitare.
Dhe guvernatori i rajonit kufitar të Belgorodit në Rusi tha se ushqimi, ngrohja dhe ndihma mjekësore do të jenë të disponueshme për njerëzit në radhë.
Ritmi i kundërsulmit jo vetëm që i ka zënë në befasi rusët, por ka befasuar edhe disa ukrainas.
Por rusët ende mbajnë rreth një të pestën e vendit.