SHBA, gruaja shqiptare goditet për vdekje nga makina, pranë shtëpisë së saj

SHBA, gruaja shqiptare goditet për vdekje nga makina, pranë

Një grua shqiptare është aksidentuar për vdekje nga një automjet në SHBA.

Gruaja është Paulina Ndrecaj, 59-vjeçe.

Ajo u godit nga makina Lexus SUV pranë ndërtesës së shtëpisë së saj ditën e premte datë .

Ajo u dërgua në spitalin Jacobi ku ndërroi jetë pasi iu nënshtrua një operacion, tha vajza e saj Diana Ndrecaj 32-vjeçe. 

59-vjeçarja shqiptare kishte festuar së fundmi ditëlindjen e saj.

Jashtë ndërtesës, miqtë dhe familja ndezën qirinj dhe vendosën lule në një memorial të improvizuar të shtunën./New York Post/

SHBA, gruaja shqiptare goditet për vdekje nga makina, pranë