VIDEO/ Hakmarrja e Rusisë, sulmet shkatërrojnë rrjetin elektrik në Kharkiv
I gjithë qyteti i Kharkivit në Ukrainë ka mbetur pa energji elektrike, kjo si pasojë e sulmeve ruse ndaj infrastrukturës civile ukrainase. Presidenti Volodymir Zelensky e quajti hakmarrje të Rusisë pas onfensivës ukrainase ku u rimorën disa mijra km katrorë.
Presidenti Volodymyr Zelensky ka bërë me dije se në Ukrainën lindore ka ndërprerje të energjisë elektrike dhe kjo vetëm se Rusia synon ti privojë njerëzit pas kundërofensivës ukrainase.
Raportohet se ndërprejet kanë prekur miliona njerëz në rajonet lindore të Kharkiv dhe Donetsk. Kryetari i bashkisë së Kharkiv, Ihor Terekhov tha se sulmet ruse ndaj infrastrukturës civile lanë pjesën më të madhe të qytetit të tij pa energji dhe ujë të dielën në mbrëmje.
Kjo vjen pasi Ukraina tha se kishte rimarrë mbi 3,000 km katrorë (1,158 milje katrore) në një kundërofensivë lindore.
Terekhov i quajti një përpjekje të poshtër dhe cinike hakmarrëse për sukseset e fundit të ushtrisë ukrainase.
Ai dhe guvernatori i rajonit bënë thirrje për qetësi, duke thënë se shërbimet e urgjencës po punonin për të riparuar dëmet dhe shuarjen e zjarreve.
Probleme të ngjashme janë raportuar në rajonet Dnipropetrovsk dhe Poltava.
Në një postim sfidues në mediat sociale pas ndërprerjeve të energjisë, Presidenti Zelensky akuzoi Rusinë për kryerjen e “akteve terroriste” duke synuar infrastrukturën civile.