Elon Musk: Fle 6 orë në natë dhe filloj takimet në 1 të mëngjesit

Elon Musk është shprehur se  fle gjashtë orë në natë sepse më pak se kaq nuk është "mjaft produktive".

Jo vetëm kaq, ai tha se punonte shumë edhe në fundjavë.

Gjithashtu ka treguar se i fillon takimet në 1 ose në 2 në mëngjes.

Shefi i Teslës ia besoi rrëfimet e tij komedianit amerikan Joe Rogan në pjesën e fundit të podcast-it të tij.

“Do të doja të flija më pak se gjashtë orë në natë, por vura re se produktiviteti bie kur kjo ndodh," tha përsëri themeluesi i Space X.

Katër vjet më parë ai zbuloi për Ëall Street Journal se ndonjëherë kishte fjetur në zyrën e tij.

“Ka pasur raste kur kam punuar vetëm për disa orë, pastaj kam fjetur disa orë dhe pastaj kam punuar, shtatë ditë në javë”, tha ai. Ishte koha kur ai merrej me Modelin 3 të Teslës. "Disa javë duhet të kem punuar 120 orë. I çmendur," shtoi ai, duke pranuar se nuk ishte një mënyrë jetese e shëndetshme.