Meta: Protestë tek incineratori i Tiranës, opozita dhe qytetarët kundër aferës së Ramës

Në një dalje për mediet, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta foli edhe për protestën e 13 shtatorit që do të mbahet tek incineratori i Tiranës.

Ai tha se shkatërrimi i interesit publik, vjedhja e taksapaguesve të Tiranës dhe personat që janë në kërkim ndërkombëtar janë formalisht në këtë afere, pasi është vetëm një person që e ka garantuar këtë aferë, dhe ai është Edi Rama.

I pyetur nëse protestës së tij do t’i bashkohet edhe krahu i Bashës dhe Alibeaj në PD, ai tha se protesta është e qytetarëve dhe ata që janë në opozitë realisht janë kundër Ramës.

Meta: Atje ku padrejtësia kthehet në ligj, rezistenca është detyrë për të gjithë. Në Shqipëri tashmë korrupsioni dhe mafia kanë instaluar sistemin e tyre, afera e inceneratorëve është afera më skandaloze e kapjes së shtetit prej fyti. Shkatërrimi i interesit publik, vjedhja e taksapaguesve të Tiranës dhe Shqipërisë dhe personat që janë në kërkim ndërkombëtar janë formalisht në këtë afere, pasi është vetëm një person që e ka garantuar këtë aferë, dhe ai është Edi Rama. Janë bërë brenda një dite 14 vendime brenda një dite.

Ne ndërmorëm këtë iniciativë, kjo do të jetë protestë e qytetareve. Dikush ndërmerr një iniciative për protestat, e merr një grup interesi, një forcë politike apo opozita, por më e rëndësishme është që qytetarët të protestojnë çdo ditë sepse këtu vidhet pa pushim.