"E vrava unë!" Dorëzohet pas 17 orësh marrje në pyetje italiani, tregon dhe ku e hodhi telefonin e sipërmarrësit shqiptar

Pas 17 orësh marrje në pyetje, 30-vjeçari italian i ndaluar si i dyshuar për vrasjen e sipërmarrësit të ndërtimit Fatmir Ara, ka pranuar autorësinë.

"E kam vrarë unë" ka deklaruar ai e identifikimit i të cilit u ndihmua dhe nga telekamerat e rrugës të cilat kishin regjistruar elementë të rëndësishëm.

Autoritetet e policisë lokale kanë kontrolluar e analizuar të gjitha telekamerat e sigurisë të regjistruara në rrugën pranë vendngjarjes e që kanë çuar më pas në identifikimin e 30 vjeçarit.

30-vjeçari italian është punëtor e banues në të njëjtën qytezë Mathi në provincën e Torinos ku jetonte dhe Fatmir Ara me familjen.

Autori i krimit ka rrëfyer gjithashtu se ku e ka hedhur telefonin e viktimës, i cili u gjet shumë larg vendngjarjes.

Të dhënat e celularit do të mund të japin elementë më shumë të gjithçka ka ndodhur mes Fatmir Arës e vrasësit të tij.

Gjithashtu janë rekuperuar dhe dorezat që 30-vjeçari italian ka përdorur për të vrarë Fatmir Ara me qëllim moslënien e gjurmëve.

Është rikuperuar dhe arma e vrasjes së 30-vjeçarit italian e kishte me leje te rregullt mbajtje.

Prokurorja Elena Prato, e cila po ndjek çështjen vazhdon hetimet për të zbardhur dinamika të tjera të krimit si dhe motivin kryesor të tij.

Gjatë 17 orëve marrje në pyetje 30-vjeçari italian ka ndryshuar disa herë versionin e fakteve deri sa ka pranuar krimin.