Vuri kamera në dhomën e fëmijëve të mitur kur ishin lakuriq, nëna greke denoncon shqiptarin
Një rast jashtëzakonisht i çuditshëm i dhunës në familje dhe i monitorimit të paligjshëm me kamera të dhomës së dy vajzave të mitura të moshës 12 dhe 17 vjeç ka preokupuar prej ditës së djeshme autoritetet në Rodos.
Ata kanë proceduar arrestimin e një shtetasi shqiptar 50-vjeçar, pasi kanë marrë një denoncim për të.
50 - vjeçari u raportua nga nëna e fëmijëve dhe partnerja e tij, se kishte vendosur pa dijeni në dhomën e fëmijëve një aparat fotografik me një kartë SD regjistrimi dhe po shikonte se çfarë po bënin brenda saj, me sa duket lakuriq.
Kur fëmijët e njoftuan dhe ajo i kërkoi shpjegim duke u përballur me të, siç pretendon ajo, ai e goditi atë, më pas goditi edhe fëmijët.
Prokurori Publik pas sjelljes së të akuzuarit e liroi atë dhe urdhëroi një hetim të mëtejmë paraprak për të pasur një raport të plotë mjeko-ligjor me lëndimet e marra nga nëna dhe fëmijët, për të kontrolluar përmbajtjen e kartës së kamerës nga Drejtoria e Hetimeve Penale.
