Macron e Scholz gjen vend te Kurti/ Kryeministri përshëndet iniciativën e dy liderëve evropianë

Kryeministri i Kosovës ka përshëndetur nismën e Berlinit e Parisit për dërgimin e dy ndihmësve të Miroslav Lajçak në terrenin e ashpër në Prishtinë e Kosovë, ndërsa është zotuar për sigurimin e reciprocitetit me palën serbe.

Kryministri Kurti ka përshëndetur propozimin e Gjermanisë dhe Francës për të dërguar këshilltarë të politikës së jashtme në Prishtinë dhe Beograd në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Dy këshilltarët do të asistojnë në punën e të dërguarit të Posaçëm të Brukselit për dialogun.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Të dielën presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz i dërguan Aleksandër Vuçiç një letër ku i parashtronin se dy kryeqytetet do të dërgonin këshilltarë të politikës së jashtme në Prishtinë e Beograd me qëllim përshpejtimit e progresit në dialog.

Pas ceremonisë së shënimit të 23-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, kreu i qeverisë evidentoi se reciprociteti me palën serbe po funksionon në të gjitha pikat e kalimit kufitar.

Deklaratat e kryeministrit vijnë pasi homologia e tij serbe, Ana Brnabiç vizitoi veriun e Kosovës dhe bëri thirrje për formimin e asociacionit për nënshkrimin e marrëveshjeve të reja me Serbinë.