Not, çiklizëm e vrap, aktivitete sportive për të promovuar jetën e shëndetshme në Shkodër
Në Shkodër është mbajtur për të dhjetin vit me radhë aktiviteti sportive I verës, për të promovuar jetën e shëndetshme. Përmes notit, çiklizmit dhe vrapin, qindra pjesëmarrës garuan për tre çmimet kryesore për secilën disipline.
Çdo fillim shtatori, brigjet e liqenit të Shkodrës bëhen mikpritëse të një prej aktiviteteve më të veçanta sportive “Triathlon labeat”.
Një kompeticion tre garësh në not, çiklizëm dhe vrapim, që synon jo vetëm promovimin dhe ruajtjen e një tradite të hershme të kryeqendrës së veriut, por edhe një ftesë për të jetuar shëndetshëm duke u marrë me sport.
Bledar dhe Leonel Mesi janë babë e bir që morën pjesë në garat e zhvilluara dhe dolën fitues të vendit të parë në kategoritë respektive.
“I bëj të gjithëve thirrje që të merren me sport. Sporti të ndihmon fizikisht.”
Kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia tha e bashkia do të mbështesë këto nisma që synojnë promovimi turistik, sportiv e kulturor të Shkodrës.
“Sporti do të kenë një vëmendje të veçantë, sepse promovojmë edhe resurset e bashkisë tonë.”
Itinerari i garave ishte ndarë: në not 750 metra me nisje nga qendra e Shirokës, çiklizëm 20 kilometra dhe vrapim 5 kilometra.
