Muller kërkon vetëm një rezultat nga transferta në Milano me Interin
Inter-Bayern Munich, një superndeshje në mesjavën e Champions League që starton këtë fillim-shtatori me fazën e grupeve.
Gjermanët pa Lewandowski-n kanë nisur të japin shenjat e para ët problemeve në sulm por Thomas Muller nuk duket aspak i shqetësuar madje i lëshon dorezën e sfidës Interit, një skuadër që i ka shkaktuar shumë plagë në të shkuarën.
“Kam luajtur disa herë në San Siro. Nuk është stadium modern por edhe si fëmijë që e kam vizituar kam ngelur i mahnitur nga historia që përfaqëson. Me Interin shpresoj të arrijmë një rezultat më të mirë se ai kundër Union Berlin dhe kjo është e sigurt.
Do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat. Në fazën e grupeve, ndeshja hapëse është jetike për të ndikuar edhe në pjesën tjetër të sezonit dhe për të mos qenë nën presion”.
Në grupin C bashkë me Interin dhe Bayernin bëjnë pjesë edhe Barcelona e Viktoria Plzen.
