Si në Shqipëri/ Edhe në Serie A i akuzojnë gjyqtarët si “të shitur”
Nuk ndodh vetëm në Shqipëri që trajnerët të sulmojnë ashpër arbitrat për metrin e ndryshëm të gjykimit.
Në Serie A, trajneri i Lazios, Maurizio Sarri ndërhyri ashpër pas ndeshjes së humbur ndaj Napolit, duke aluduar se gjyqtarët janë të blerë ose të paaftë. Në lidhje me penalltinë e munguar në dëm të Lazzarit pas ndërhyrjes së Mario Rui, ai u shpreh:
“Unë mendoj se nuk ka asgjë për të komentuar. Ishte faull në golin e barazimit të Napolit dhe në rastin e Lazarrit. Në epokën VAR ose gabohen ose hipoteza e dytë është më shqetësuese…
Nëse na dënojnë për protestat tona ndaj Bolognas, le të na i thonë. Ne zhvilluam një ndeshje korrekte por na mbushën me kartonë të verdhë. U ndeshëm me një skuadër të fortë që mund të na mundte edhe pa ndodhur këto episode. Mendoj se drejtuesit më të lartë të sektorit të arbitrimit duhet të ndërhyjnë”.
