Robotët zëvendësojnë njerëzit, luajnë një ndeshje futbolli të vërtetë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shtator 2022, 12:05
Inteligjenca artificiale ka mësuar si të luajmë futboll. Në këtë përfundim kanë dalë nje grup kërkuesish të institutit "Deep Mind" të cilët kanë aktivizuar një grup lojtarësh të animuar si të luajnë në versionin realist në një kompjuter pa aplikuar rregullat bazë.
Studimi është publikuar në revistën "Science Robotics" ku lojtarët virtualë u nisën nga zero duke mësuar dalëngadalë nga lojtarët e vërtetë. Ata janë në gjendje të marrin vendime të pavarura dhe loja duket shumë e vërtetë.
Eksperimenti nisi me nga dy robotë të animuar dhe më pas çdo skuadër shtoi një nga një duke e përfunduar ndeshjen me formacione të plota. Gjithçka shkoi sipas parashikimeve dhe në fund ndeshja u mbyll sipas të gjitha standarteve humane.
