Kriza e energjisë, Azmer Duleviç: Masat e vonuara, duhet të ishte rezervuar energjia përpara

Eksperti i energjitikës, Azmer Duleviç, i sheh të vonuara masat e qeverisë në përgjigje të krizës së energjisë.

Për Ora News me gazetarin Everest Dedaj ai thotë se KESH nuk mund të blejë energji në baza ditore por mujore.

Ai thotë se luhatjet në bursë janë të mëdha.

Nga ana tjetër ai kërkon dhe një buxhet të posaçëm për investime në mirëmbajtjen e rrjetit të transmetimit.

Humbjet në rrjet janë në vlerën 22%.

"Kemi humbjet në rrjet më të larta në rajon dhe Europë" thotë ai.