Noka: Kreu i grupit parlamentar të PD-së Luçiano Boçi, jo Alibeaj i marrë peng nga Rama

Në një intervistë për RTV Ora, deputeti demokrat Flamur Noka u shpreh se si kreu i grupit parlament të PD-së është mandatuar Luçiano Boçi

Sipas tij, Enkelejd Alibeaj është një kryetar i mandatuar nga Edi Rama dhe i shërben atij, duke shtuar se opozita tashmë nuk është e kapur si dikur me Bashën.

Noka: Statuti i PD-së thotë se njëri nga nënkryetarët e partisë është edhe kreu i grupit parlamentar. Kreu i grupit parlamentar i mandatuar është zoti Luçiano Boçi. Kryetar i emëruar i Edi Ramës për të bërë fake opozitë, ai mund të caktojë kë të dojë dhe t’i vërë emrin si t’ia dojë. Çdo deputet e ka të hapur selinë e PD-së për zgjedhje dhe gjithçka tjetër. Alibeaj të mos fshihet pas xhaketë së Edi Ramës, sepse grupi e ka një shtëpi dhe jo në hotel. Grupi vendos dhe jo skutat dhe Edi Rama. Koha kur Edi Rama kontrollonte dhe dirigjonte PD-në ka ikur me ikjen e Lulzim Bashës si kreu i PD-së.

Vetëm dialog nuk ka pasur, përpos një pjesë të opozitës së marrë peng, ndërsa me pjesën e tjetër ka pasur vetëm dhunim të fjalës së lirë në Kuvend. Parlamenti është bërë një mashë në duart e Edi Ramës për vendosur dhe goditur opozitën e vërtetë me në krye Berishën. Duan që t’i bllokojnë fjalën atij, kur ka liri fjale të pakufizuar për fake opozitën e Ramës.

Noka shtoi se misioni i frontit opozitar është që të shpëtohet Shqipërinë dhe të rikthejmë pluralizmin në vend.

Noka: Kjo mazhorancë, zonja Nikolla nuk është më shumë se sa një marionetë në duart e Edi Ramës. Nëse do të ishte kryetare e kuvendi do ta respektonte opozitën. Nuk mund të sajohet një opozitë. Misioni ynë është që të shpëtojmë Shqipërinë dhe të rikthejmë pluralizmin në vend.